Pas ndarjes nga Ledri, Sara tashmë e ka gati planin për jetën e saj

Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende, tashmë veprimet e Ledrit dhe Sarës na çojnë në një pikë, dyshja duket se i kanë dhënë vërtet fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Siç edhe e kemi parë në postimet e saj në rrjete sociale, prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës. Në fakt ka […]

Dhjetor 24, 2023 - 17:36
 0
Pas ndarjes nga Ledri, Sara tashmë e ka gati planin për jetën e saj

Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende, tashmë veprimet e Ledrit dhe Sarës na çojnë në një pikë, dyshja duket se i kanë dhënë vërtet fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Siç edhe e kemi parë në postimet e saj në rrjete sociale, prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

Në fakt ka një arsye pse blogerja po shpenzon kaq shumë kohë në kryeqytetin tonë. Bëhet me dije se Sara ka vendosur të bëhet pjesë e ekranit.

Pas eksperiencës së saj si aktore, tashmë Sara po përgatitet për një post në ekranet shqiptare si moderatore, shkruan ‘Vip Magazine’.

Mesa duket, me këtë lëvizje Kosova është një kapitull i mbyllur për të dhe projektet e planet e reja për jetën janë zhvendosur në Tiranë.

Në fillim u aludua se ndarja e çiftit ishte një formë marketingu për të bërë bujë e për t’u përfolur por duket se gjërat u bënë serioze pas deklaratës së menaxherit të reperit, Faton Shoshi i cili shuajti zërat duke konfirmuar ndarjen e dyshes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.