Pas plumbave në gusht, Andrea Kalemit i bëhet sërish atentat në burg! Autorit kishte foton e biznesmenit shqiptar në telefon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në burgun grek të Kordhialos. Mediat greke raportojnë se është plagosur me thikë

Dhjetor 17, 2023 - 20:08
 0
Pas plumbave në gusht, Andrea Kalemit i bëhet sërish atentat në burg! Autorit kishte foton e biznesmenit shqiptar në telefon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në burgun grek të Kordhialos. Mediat greke raportojnë se është plagosur me thikë Andrea Kalemi.

Dyshohet se atentati ndaj tij të jketë i porositur. Autori i dyshuar i plagosjes është një 28-vjeçar me origjinë egjiptiane. Në momentin e arrestimit autorit të dyshuar ju gjet një thikë dhe një celular i thyer.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur midis datave 14 dhe 15 dhjetor, kur Kalemi është goditur me thikë nga një i burgosur 28 vjeçar egjiptian, i cili dyshohet se është paguar për këtë. Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Këtij të fundit, gardianët i kanë sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë.

Mësohet se ngjarja është shënuar vetëm pak ditë para se Kalemi të lirohej nga burgu dhe nuk dihet nëse autori ka pritur pikërisht këtë çast.

Mësohet se autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos, ndërsa në telefonin e tij ai kishte foton e Andrea Kalemit, për të cilin dyshohet se ishte paguar ta vriste.

Andrea Kalemi i njohur ndryshe dhe si Adriatik Kalemi, i shpëtoi një atentati në 9 gusht të këtij viti ndërsa ndodhej me pushime në Pax të Greqisë.

Gjithashtu mediat greke bëjnë me dije se në telefonin që ju gjet egjiptianit ishte fotografia e Andrea Kalemit, të cilën 28-vjeçari mësohet se e mbante për ta identifikuar.

51-vjeçari u qëllua me 10 plumba, duke mbetur i plagosur rëndë. Atentati ndaj tij u bë në sy të gruas dhe fëmijëve me të cilët kishte shkuar me pushime.

Andrea Kalemi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të viti 2022.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.