Pas prenotimeve për festën e ndërrimit të viteve, Voskopoja plot edhe në ditët e para të 2024

Ndërsa qytetet e mëdha po shijojnë ditë të qeta, në fshatin turistik të Voskopojës nuk është e njëjta panoramë. Përveç fluksit që ka patur nata e ndërrimit të viteve dhe edhe në ditët e para të këtij viti të ri Voksopoja është mbipopulluar dhe e preferuar nga disa qindra vizitorë. Edhe në këto ditë është […]

Janar 2, 2024 - 21:36
 0
Pas prenotimeve për festën e ndërrimit të viteve, Voskopoja plot edhe në ditët e para të 2024

Ndërsa qytetet e mëdha po shijojnë ditë të qeta, në fshatin turistik të Voskopojës nuk është e njëjta panoramë. Përveç fluksit që ka patur nata e ndërrimit të viteve dhe edhe në ditët e para të këtij viti të ri Voksopoja është mbipopulluar dhe e preferuar nga disa qindra vizitorë.

Edhe në këto ditë është e vështirë të gjesh vende të lira në hotelet e fshatit turistik, i cili zyrtarisht ka mbi 800 shtretër për akomodim. Një nga administratoret e hoteleve në Voskopojë shprehet i kënaqur me numrin e rezervimeve, ndërsa klientët i ka thuajse nga i gjithë vendi.

Sipas administratorëve të hoteleve të Voskopojës, rezervimet për natën e ndërrimit të viteve kanë qenë të mbyllura që në muajin nëntor, ç’ka konfirmon edhe një herë që fshati i gurtë është ndër destinacionet kryesore dimërore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.