Pas SHBA edhe Gjermania kundër “botës serbe”: Bosnja akuzon Beogradin për sulm

Pas kritikave të forta të Shteteve të Bashkuara, edhe Gjermania reagon kundër konkluzioneve të të ashtuquajturit parlament i “Botës Serbe”. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, shprehu shqetësim për aktivitetin e mbajtur me 8 qershor. “Kërcënimet ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës janë krejtësisht të papranueshme për Gjermaninë dhe Perëndimin“, tha shefja […]

Qeshor 12, 2024 - 21:40
 0
Pas SHBA edhe Gjermania kundër “botës serbe”: Bosnja akuzon Beogradin për sulm

Pas kritikave të forta të Shteteve të Bashkuara, edhe Gjermania reagon kundër konkluzioneve të të ashtuquajturit parlament i “Botës Serbe”. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, shprehu shqetësim për aktivitetin e mbajtur me 8 qershor.

Kërcënimet ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës janë krejtësisht të papranueshme për Gjermaninë dhe Perëndimin“, tha shefja e diplomacisë së Berlinit.

Autoritetet në Sarajevë e informuan atë se “Bota Serbe” ka bërë sulmin më të rëndë ndonjëherë kundër marrëveshjes së paqes të Dejtonit që nga vitit 1995.

Mbajtja e atij parlamenti është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe vlerave bazë mbi të cilat mbështetet Bashkimi Europian”, thuhet në reagimin e kryetarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviç, që ka biseduar me ministren gjermane.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.