Pas thirrjes për pushtimin e ambasadës amerikane, zyrtarja e lartë e Rithemelimit kërkon largimin e ambasadorit të BE!

Zyrtarja e lartë e Rithemelimit të Sali Berishës, (Kryetare e Komisionit të Apelimit), e cila njihet edhe për thirrjet për të pushtuar ambadadën amrikane në Tiranë, Adriana Kalaja, ka kërkur këtë të hënë që BE të revokojë emërimin e Luigi Soreca si ambasador i saj në Shqipëri. Duke folur në emër të Aleanca për Mbrojtjen […]

Gusht 28, 2023 - 18:25
 0
Pas thirrjes për pushtimin e ambasadës amerikane, zyrtarja e lartë e Rithemelimit kërkon largimin e ambasadorit të BE!

Zyrtarja e lartë e Rithemelimit të Sali Berishës, (Kryetare e Komisionit të Apelimit), e cila njihet edhe për thirrjet për të pushtuar ambadadën amrikane në Tiranë, Adriana Kalaja, ka kërkur këtë të hënë që BE të revokojë emërimin e Luigi Soreca si ambasador i saj në Shqipëri.

Duke folur në emër të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ajo paraqiti një notë proteste para Delegacionit të BE në Tiranë, kundër rikthimit të ambasadorit Luigi Soreca në krye të këtij delegacioni.

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se rikthimi i Soreca-s është një dëm i parikuperueshëm për demokracinë e vendit, pasi ai ka lidhje me zyrtarë të korruptuar dhe ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në çështjen e Teatrit Kombëtar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.