Pas vetos nga SHBA, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë këtë të martë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA vuri

Dhjetor 12, 2023 - 10:22
 0
Pas vetos nga SHBA, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë këtë të martë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme të propozuar në Këshillin e Sigurimit, shkruan CNN.

Drafti aktual u hartua dhe propozuar nga një grup prej 20 vendeve arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik.

Asnjë vend nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh. Megjithatë, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por shërbejnë më së shumti për të pasqyruar opinionin global.

Që nga fillimi i luftës, Këshilli i Sigurimit ka dështuar gjashtë herë për të miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim për shkak të mosmarrëveshjeve midis 15 anëtarëve të tij./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.