Pas vizitës në rajon të Blinken, Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra ushtarëve nga Gaza

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës, tha ushtria më 1 janar. Kjo është shenja e parë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave nga Izraeli që nga fillimi i luftës, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmojnë qytetin kryesor në jug të enklavës. Lëvizja e trupave mund të sinjalizojë se po ulet intensiteti […]

Janar 1, 2024 - 20:17
 0
Pas vizitës në rajon të Blinken, Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra ushtarëve nga Gaza

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës, tha ushtria më 1 janar. Kjo është shenja e parë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave nga Izraeli që nga fillimi i luftës, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmojnë qytetin kryesor në jug të enklavës.

Lëvizja e trupave mund të sinjalizojë se po ulet intensiteti i luftimeve në disa zona në Gazë, veçmas në veri, ku ushtria tha se është afër që të marrë kontrollin operacional. Izraeli po përballet me presion nga aleati kryesor, Uashingtoni, që të ulë intensitetin e luftimeve.

Lajmi për uljen e numrit të trupave erdhi para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Vizita e kryediplomatit në Lindjen e Mesme do të zhvillohet pasi administrata e presidentit Joe Biden, kaloi në Kongres shitjen e armëve për Izraelin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.