Pas vrasjes në Dhërmi, u kap në Greqi! Zbardhet urdhër-arresti i Policisë së Korfuzit për Gerald Shehun, në gjykatë…

Policia greke ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Geraldo Shehut në ishullin e Korfuzit, autorin e dyshuar të vrasjes së recepsionistin të hotelit në pronësi të tij. Top Channel disponon ekskluzivisht urdhrin e arrestit të tij, lëshuar prej drejtorisë së policisë së Korfuzit, pas njoftimit të sistemit Europian Sirene për arrestimin e Shehut për […]

Qeshor 7, 2024 - 19:15
 0
Pas vrasjes në Dhërmi, u kap në Greqi! Zbardhet urdhër-arresti i Policisë së Korfuzit për Gerald Shehun, në gjykatë…

Policia greke ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Geraldo Shehut në ishullin e Korfuzit, autorin e dyshuar të vrasjes së recepsionistin të hotelit në pronësi të tij.

Top Channel disponon ekskluzivisht urdhrin e arrestit të tij, lëshuar prej drejtorisë së policisë së Korfuzit, pas njoftimit të sistemit Europian Sirene për arrestimin e Shehut për llogari të Interpol Albanias.

Shkresa mban datën 07.06.2024 dhe i referohet ndalimit të shehut në orën 6:45 (18:45 ora lokale) në aeroportin e Korfuzit.

Në përshkrimin e arrestit, thuhet se mbajtësi i pasaportës të Britanisë së Madhe është Geraldi i biri i Asimit dhe Shpresës i datëlindjes 16.02.1981 në Memaliaj.

Gazetari Artur Bibe raporton se ndalimi i tij u bë brenda territorit të aeroportit mbas zonës chek-in, pasi po përgatitej të udhëtonte për Athinë në avionin e orën 20:00.

Prej verifikimit të të dhënave të tij rezultoi se në ngarkim të tij ekziston një sinjal i kuq për arrest me shkresë të Interpol me numër 234 lidhur me një vrasje të ndodhur në 06.06.2024 në Shqipëri.

U njoftuam nëpërmjet Sirene me shkresë të përkthyet nga autoritet shqiptare në funksion në nenit 2 dhe 6 të ligjit 3251/2004 për urdhrat europiane të arrestit dhe procedura të tjera. Për arrestimin e tij u njoftuan autoritet shqiptare.

Mbas komunikimin me prokurorin u vendos të mbahet dhe i ndaluari do të dërgohet në gjykatë për zbatimin e fletës së arrestit të drejtorisë policisë Korfuz me kërkesë të palës shqiptare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.