Pas zjarrit në Lushnjë, banorët nuk lejohen të kthehen në banesat e tyre

Pas orëve të tëra frike dhe ankthi, banorët e pallatit që ndodhet mbi qendrën tregtare në Lushnjë që u përfshi nga flakët janë rikthyer pranë godinës, por nuk janë lejuar nga policia që të futen në apartamentet e tyre. Asnjë nga banorët që janë evakuuar nuk e di se çfarë ka ndodhur me apartamentet e […]

Dhjetor 26, 2023 - 13:44
 0
Pas zjarrit në Lushnjë, banorët nuk lejohen të kthehen në banesat e tyre

Pas orëve të tëra frike dhe ankthi, banorët e pallatit që ndodhet mbi qendrën tregtare në Lushnjë që u përfshi nga flakët janë rikthyer pranë godinës, por nuk janë lejuar nga policia që të futen në apartamentet e tyre.

Asnjë nga banorët që janë evakuuar nuk e di se çfarë ka ndodhur me apartamentet e tyre. Një prej banoreve tregon momentet e daljes nga apartamenti me rrobat e trupit dhe mungesën, sipas saj, të masave kundër zjarrit apo sinjalizmit të banorëve.

Një tjetër banor tregon si e kanë evakuuar forcat speciale të policisë, ndërsa është akomoduar në një hotel të paguar nga pronari i pallatit.

Sakaq, kryetarja e Bashkisë së Lushnjës ka konfirmuar se banorët që u dërguan për ndihmë mjekësore kanë lënë të gjithë spitalin, ndërsa për banorët që nuk kanë mundësi akomodimi, bashkia merr përsipër strehimin e tyre deri në rikthimin e sigurt në banesa. Kryebashkiakja ka premtuar edhe vlerësim të dëmeve dhe kompensim për banorët e pallatit.

Shefi i repartit zjarrfikës të Lushnjës ka konfirmuar se qendra tregtare nuk ka më rrezik për riaktivizimin e zjarreve, ndërsa ka treguar edhe momentet kritike gjatë luftës me flakët dhe numrin e banorëve dhe të efektivëve zjarrfikëse që rrezikuan jetën.

Ndërkohë, ekspertët kanë nisur nga puna mbi përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, por edhe te mungesa që mund të jenë vërejtur për situata të tilla në qendrën tregtare.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.