Pasagjeri në makinë humbi jetën, policia: Arrestohet 21-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

21-vjeçari me iniciale K.K. është arrestuar pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Për pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë 37-vjeçari U.Sh., pasagjer në këtë makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Kuçovë-Belsh. Po ashtu, në […]

Tetor 15, 2023 - 13:10
 0
Pasagjeri në makinë humbi jetën, policia: Arrestohet 21-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

21-vjeçari me iniciale K.K. është arrestuar pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Për pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë 37-vjeçari U.Sh., pasagjer në këtë makinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Kuçovë-Belsh.

Po ashtu, në makinë ka qenë edhe një pasagjer tjetër, i cili është larguar për në banesë pasi nuk ka probleme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.