Pashka ortodokse, emigrantët kthehen në atdhe, fluks makinash në Kapshticë

Festa e Pashkës Ortodokse (5 maj) po afron me emigrantët shqiptarë të Greqisë që janë drejtuar drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet me të afërmit e tyre. Vizion Plus mëson se në doganën e Kapshticës janë krijuar radhë me automjete që presin të kalojnë kufirin. Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në […]

Maj 3, 2024 - 10:00
 0
Pashka ortodokse, emigrantët kthehen në atdhe, fluks makinash në Kapshticë

Festa e Pashkës Ortodokse (5 maj) po afron me emigrantët shqiptarë të Greqisë që janë drejtuar drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet me të afërmit e tyre.

Vizion Plus mëson se në doganën e Kapshticës janë krijuar radhë me automjete që presin të kalojnë kufirin. Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.