Pasi e përdori makinën në atentat, e çoi për ta larë në lavazh, si ra policia në gjurmët e njërit prej ekzekutorëve të ish-policit

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka zbardhur detaje të reja nga atentati i disa ditëve më parë në Larushk të Fushë-Krujës, ku

Mars 20, 2024 - 13:50
 0
Pasi e përdori makinën në atentat, e çoi për ta larë në lavazh, si ra policia në gjurmët e njërit prej ekzekutorëve të ish-policit

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka zbardhur detaje të reja nga atentati i disa ditëve më parë në Larushk të Fushë-Krujës, ku viktimë mbeti ish efektivi i policisë Gentian Bejtja.

Deri më tani, dy janë autorët që kanë rënë në pranga. Ata janë Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, ndërsa është zbuluar edhe makina që u përdor në ngjarjen kriminale.

Makina e autorëve tip Golf pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavash, ku Haxhiu e ka dërguar për tu larë por është ndërhyrë dhe është arrestuar.

Sakaq, njëri prej të arrestuarve për ekzekutimin e Bejtjas, konkretisht Ilir Beqaraj, rezulton të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Ylli Brahimi është përfolur shpesh si krahu i djathtë dhe një prej personave më të besuar të Martinajt. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve më parë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.