“Pasi s’gjeti biletë për Londër, do nisej drejt Spanjës”, momentet e arrestimit të vrasësit të recepsionistit: Në aeroportin e Korfuzit u paraqit si shtetas anglez

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe e konsideroi skenë si nëpër filma arrestimin e Gerlad Shehut, i cili vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit ku ishte pronar. Në një lidhje me skype për emision in “Shqipëria Live” në Top Channel ai rrëfeu momentet e arrestimit të 43-vjeçarit. “Ai u ndoq. Donte të shkonte drejt […]

Qeshor 7, 2024 - 14:15
 0
“Pasi s’gjeti biletë për Londër, do nisej drejt Spanjës”, momentet e arrestimit të vrasësit të recepsionistit: Në aeroportin e Korfuzit u paraqit si shtetas anglez

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe e konsideroi skenë si nëpër filma arrestimin e Gerlad Shehut, i cili vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit ku ishte pronar.

Në një lidhje me skype për emision in “Shqipëria Live” në Top Channel ai rrëfeu momentet e arrestimit të 43-vjeçarit.

“Ai u ndoq. Donte të shkonte drejt Manchesterit, nuk kishte bileta, ai ka shtetësi angleze, ai është me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë.

Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nuk mundet të mbahej sepse është i huaj dhe nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.

Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e kanë kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, procedurat. Procedura ekstradimit, për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Mund ta kërkojë dhe Anglia”, tha Bibe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.