“Pasimet e tij ishin shqetësuese, Bajrami një lider”, gazeta spanjolle tregon më të mirin dhe më të dobëtin te Shqipëria

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit një ditë më parë ka tërhequr edhe interesin e mediave spanjolle, të cilat kanë kaluar në skaner kombëtaren

Qeshor 8, 2024 - 18:45
 0
“Pasimet e tij ishin shqetësuese, Bajrami një lider”, gazeta spanjolle tregon më të mirin dhe më të dobëtin te Shqipëria

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit një ditë më parë ka tërhequr edhe interesin e mediave spanjolle, të cilat kanë kaluar në skaner kombëtaren kuqezi.

E përditshmja spanjolle “AS” ka bërë një analizë të detajuar të Shqipëprisë, e cila ndodhet në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në kampionatin europian.

Sipas asaj që shkruan “AS”, Nedim Bajrami është absolutisht lideri i Shqipërisë, një njeri me vizion të qartë loje në kokë dhe një nga lojtarët që ka më shumë kontakt me topin në fushë.

Ndërkohë “AS” ka gjetur dhe pikën e dobët të kombëtares shqiptare. Sipas spanjollëve Elseid Hysaj ende nuk e ka gjetur ritmin.

Sipas medias spanjolle krahu i djathtë ka qenë shumë shqetësues , pasi Hysaj gabonte në pasime dhe nuk mbronte mirë.

“Shqipëria dominoi pa probleme, ndonëse krahu i djathtë nuk u mbrohej shumë mirë nga Hysaj, me disa gabime në pasime që ishin disi shqetësuese. Por rivali nuk ishte i një niveli të lartë. Dhe atmosfera ishte si një ndeshje stërvitore.

Vetëm disa qindra tifozë mund të shiheshin në tribunat hungareze ku binte shi për pjesën më të madhe të lojës. Dhe e mbajti rezultatin pa shumë befasi përtej goditjes së lirë direkte të Mahmudov nga pozicioni ballor.

Pranë fundit, Rei Manaj shënoi duke përfituar nga një devijim nga një qendërmbrojtës. Laçi bëri 3-0 pasi priti topin shumë komod brenda zonës dhe shmangu sipas qejfit mbrojtësin.

Me rezultatin 3-0 dhe vetëm pak minuta të shtuara, intensiteti i mbrojtjes ra. Ndaj nuk mund të nxirren shumë konkluzione nga goli që shënoi Gurbanli për të kompensuar sadopak rezultatin”, ishte analiza e “AS” për ndeshjen e Shqipërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.