“Pasuria ime”, Adriana Matoshi kthehet te fëmijët pasi mposhti tumorin për herë të tretë

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin. Ajo ia doli të kthehet me fitore sërish, pasi njoftoi në rrjetet sociale se po i nënshtrohej një operimi të vështirë. “Po kthehem me fitoren e tretë”, shprehet ajo në fjalët e para publikisht pasi doli […]

Mars 19, 2024 - 09:40
 0
“Pasuria ime”, Adriana Matoshi kthehet te fëmijët pasi mposhti tumorin për herë të tretë

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin. Ajo ia doli të kthehet me fitore sërish, pasi njoftoi në rrjetet sociale se po i nënshtrohej një operimi të vështirë.

“Po kthehem me fitoren e tretë”, shprehet ajo në fjalët e para publikisht pasi doli me sukses nga operimi. Ndërsa pak orë më parë ka publikuar si rrallëherë një foto me katër fëmijët e saj.

“Pasuria ime”, shkruan ajo krah fotos.

Nëna e katër fëmijëve, rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë. Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumori në kokë dhe ja doli me sukses.

Dy armiqë konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.