Pavard: Futbolli italian i fortë taktikisht, ende kam uri për trofe

Futbollisti i Interit, Benjamin Pavard thotë se është i lumtur që është bërë pjesë e futbollit italian. Pavard, i cili gjatë verës që lamë prapa iu bashkua skuadrës “Nerazure” nga Bayern Munich, thekson se futbollit italian është shumë i fortë taktikisht. “Futbolli italian? E ndiqja prej kohesh. Për mua është një kampionat shumë i fortë […]

Shtator 29, 2023 - 17:00
 0
Pavard: Futbolli italian i fortë taktikisht, ende kam uri për trofe

Futbollisti i Interit, Benjamin Pavard thotë se është i lumtur që është bërë pjesë e futbollit italian. Pavard, i cili gjatë verës që lamë prapa iu bashkua skuadrës “Nerazure” nga Bayern Munich, thekson se futbollit italian është shumë i fortë taktikisht.

“Futbolli italian? E ndiqja prej kohesh.

Për mua është një kampionat shumë i fortë taktikisht.

Ndjej se mund të mësoj ende më shumë këtu”, ka thënë Pavard.

Ai pohon se ndihet krenar që vesh fanellën e Interit. Pavard pohon se ende ka uri për trofe.

“Jam krenar që jam pjesë e një klubi të madh si puna e Interit. Kam ende uri për trofe dhe Inter ka të njëjtën ambicie si unë”, përfundoi Pavard.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.