Pavarësia e Ukrainës, Begaj letër urimi Zelenskit: Mbështesim integritetin tuaj territorial

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi Presidentit ukrainas Volodimir Zelensky me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. Në letrën e urimit, Begaj vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ukrainës, teksa thekson se Tirana zyrtare ka vendosur që të ngrejë nivelin e pranisë diplomatike në Kiev. Kreu i shtetit shqiptar shprehu përsëri angazhimin […]

Gusht 24, 2023 - 08:46
 0
Pavarësia e Ukrainës, Begaj letër urimi Zelenskit: Mbështesim integritetin tuaj territorial

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi Presidentit ukrainas Volodimir Zelensky me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Në letrën e urimit, Begaj vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ukrainës, teksa thekson se Tirana zyrtare ka vendosur që të ngrejë nivelin e pranisë diplomatike në Kiev.

Kreu i shtetit shqiptar shprehu përsëri angazhimin dhe mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën në luftën që po zhvillon me Rusinë.

LETRA E PRESIDENTIT BAJRAM BEGAJ:

“I nderuar Zoti President!

Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Ukrainës më jep mundësinë dhe kënaqësinë që edhe në emër të popullit shqiptar t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik të Ukrainës urimet më të mira e të përzemërta.

Më lejoni që me këtë rast të shpreh kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona, të cilat këtë vit kremtojnë 30-vjetorin e tyre, por edhe të vlerësoj lidhjen e sinqertë midis dy popujve tanë, falë edhe diasporës së hershme shqiptare në Ukrainë. Në këtë 30-vjetor, si shenjë e dëshirës dhe e vullnetit tonë për të qenë sa më pranë Ukrainës dhe për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, Shqipëria ka vendosur ta ngrejë nivelin e pranisë së saj diplomatike në Kiev.

Përfitoj nga rasti të ritheksoj qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe të pavarësisë së Ukrainës. Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por edhe me mbështetje diplomatike e ushtarake, pasi ndajmë vlera dhe interesa të përbashkëta euroatlantike.

Me urimet më të mira në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj, Ju lutem pranoni Zoti President, shprehjen e respektit dhe të konsideratës sime më të lartë.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.