Pazotësia e shqipëtarëve, jo e ndërkombëtarëve

Nga Artur Ajazi Gjithmonë kur mërzitemi me politikanët, fajtor bëjmë faktorin nderkombëtar. Gjithmonë kur dëgjojmë skandale korruptive, apo lidhje të politikës me afera të pista dhe grupe kriminale, fajtor bëjmë faktorin ndërkombëtar. Atëhere, pse nuk mund të themi se, shqipëtarët (pra ne) jemi të pazotë, ti largojmë me votë, ti flakim tutje nga skena politike? […]

Prill 24, 2024 - 13:20
 0
Pazotësia e shqipëtarëve, jo e ndërkombëtarëve

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë kur mërzitemi me politikanët, fajtor bëjmë faktorin nderkombëtar. Gjithmonë kur dëgjojmë skandale korruptive, apo lidhje të politikës me afera të pista dhe grupe kriminale, fajtor bëjmë faktorin ndërkombëtar. Atëhere, pse nuk mund të themi se, shqipëtarët (pra ne) jemi të pazotë, ti largojmë me votë, ti flakim tutje nga skena politike? Kanë 34 vite që i morën frymën shqipëtarëve, vendit, ekonomisë, rritjes së mirëqenies, që ndalojnë zhvillimin, integrimin, që u “ngrijnë” buzëqeshjen në buzë nënave, baballarëve, fëmijëve, të rinjve dhe të rejave.

Kanë 34 vite, që hyjnë në debate dhe polemika me njerëzit e punës, njerëzit e zhvillimit, me faktorin nderkombëtar, me çdo ambasador, për të mbajtur të paprekura postin, mandatin, pasuritë, familjet dhe klanin e tyre. Eshtë totalisht pazotësi e shqipëtarëve, mbajtja për mbi 3 dekada e ca, të një klase politike parazite, hajdute, perverse, të një klase politike, që edhe pse ka patur pushtetin, edhe pse ka vjedhur me dy duart, dhe nuk ka lënë gjë pa bërë, madje edhe krime në bashkëpunim, kërkon  rehabilitimin, amnistinë e mëkateve dhe veprave penale që nuk po ndëshkohen akoma. Tollovatja  dhe përpjekja e tyre, për të baltosur qeverisjen e Edi Ramës, organet e reja të drejtësisë, synimi i tyre për të shpëtuar vehten nga përballja me drejtësinë e re, mbetet sërish pazotësia e shqipëtarëve, për ti treguar atyre vendin e merituar.

Shqipëria dhe shqipëtarët, nuk mund të merren peng përjetësisht, nga një grusht politikanësh të përgojuar, të damkosur, dhe të pavotuar ndonjëherë. Ata mbeten të akuzuar nga shumica e shqipëtarëve, për zgjedhje të blera, për abuzime me pushtetin, për rrahje të kundershtarit politik, për lidhje me trafiqet dhe afera korruptive. Ata janë sot sheikë të këtij vendi, dhe kanë pasuri marramandëse, dhe sërish dalin në ekrane dhe japin leksione “demokracie, lirie, pushteti”. Edhe pas 34 vitesh tranzicion (pasi mund të quhet akoma i tillë) Shqipëria postkomuniste, mban në piedestalin e politikës akoma, emra dhe figura të cilat me kohë duhej të ishin para drejtësisë. Shqipëtarët mbajnë akoma me “oksigjen”, politikanë të akuzuar dhe damkosur  për vepra penale, lidhje me trafiqet dhe krimin, por edhe shkelës të konventave nderkombëtare, duke ndihmuar kriminelë lufte në Ballkan.

Pazotësia e shqipëtarëve, duhet të marrë fund. Kjo nuk mund të përkufizohet si koncept logjik, por duhet të shtrohet si problem për zgjidhje, që në zgjedhjet e reja të 2025, ti flakim me votë ata që prej vitesh duhet të ishin në burg,dhe jo para ekraneve  dhe majë ballkoneve, duke na dhënë leksione ideologjie, apo dhe duke kërcënuar prokurorë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.