PBB-ja e Kinës rritet me 5.2 për qind në vitin 2023, duke tejkaluar objektivin vjetor

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Kinës shënoi një rritje prej 5.2 për qind vjet në krahasim me vitin 2022, duke arritur në 126.06 trilionë juanë (17.71 trilionë dollarë), më shumë se objektivi prej rreth 5 për qind, treguan të mërkurën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS). Ekonomia kineze u rrit me mbi […]

Janar 17, 2024 - 15:56
 0
PBB-ja e Kinës rritet me 5.2 për qind në vitin 2023, duke tejkaluar objektivin vjetor

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Kinës shënoi një rritje prej 5.2 për qind vjet në krahasim me vitin 2022, duke arritur në 126.06 trilionë juanë (17.71 trilionë dollarë), më shumë se objektivi prej rreth 5 për qind, treguan të mërkurën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Ekonomia kineze u rrit me mbi 6 trilionë juanë në vitin 2023, sa PBB-ja vjetore e një vendi me madhësi mesatare, tha Kang Yi, kreu i NBS-së në një konferencë shtypi.

Zyra Kombëtare e Statistikave vuri në dukje se, megjithëse në vitin 2023 ekonomia kineze u përball me një mjedis kompleks ndërkombëtar, ajo dëshmoi një vrull rimëkëmbjeje dhe thellimi të reformës me nxitjen e qëndrueshme të zhvillimit cilësor.
Krahasuar me vitin pararendës, më 2023 prodhimi industrial me vlerë të shtuar i Kinës u rrit me 4.6 për qind, me një ngritje prej 6.8 për qind në vlerën e shtuar të prodhimit të pajisjeve; vlera e shtuar e shërbimeve u rrit 5.8 për qind, ndërsa shitjet me pakicë 7.2 për qind, duke arritur në 47.15 trilionë juanë.

Zëdhënësi tha se sektori i shërbimeve dhe konsumi po luajnë një rol më të spikatur si motorët kryesorë të rritjes ekonomike, duke treguar përmirësimin dhe optimizimin e strukturës ekonomike të Kinës.

Shkalla e papunësisë urbane e anketuar në Kinë ishte 5.2 për qind në vitin 2023, 0.4 pikë përqindjeje më poshtë se në vitin 2022 shkruan CMG.
Investimet në aktive fikse u shtuan me 3 për qind vjet në krahasim me 2022-shin, ndërsa industritë e teknologjisë së lartë patën një rritje të fortë, me një shtim të investimeve 10.3 për qind. Në mënyrë të veçantë, investimet në prodhimtarinë e teknologjisë së lartë dhe shërbimet e teknologjisë së lartë u shtuan përkatësisht me 9.9 dhe 11.4 për qind. Vlera e përgjithshme e investimeve ishte 50.3 trilionë juanë (rreth 7.07 trilionë dollarë amerikanë) vitin e kaluar, tha Zyra në një deklaratë.
Investimet vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në rritjen ekonomike, duke mbështetur optimizimin dhe balancimin e strukturës ekonomike në drejtim të shpërndarjes industriale, tha Pang.

Investimet në asete fikse të Kinës u rritën me 3 për qind më 2023 në krahasim me vitin 2022, treguan të mërkurën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.