PD bojkoton Komisionin e Shëndetësisë, Gjergji: Ndihemi të intimiduar

Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan këtë të hënë komisionet parlamentare. Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zheni Gjergji, e deklaroi mbledhjen të mbyllur vetëm 3 minuta pasi nisi. Ajo u shpreh se deputetët e opozitës ndihen të keqtrajtuar, të intimiduar dhe të keqtrajtuar për shkakun e vetëm se kërkojnë formimin e komisionin […]

Nëntor 6, 2023 - 13:00
 0
PD bojkoton Komisionin e Shëndetësisë, Gjergji: Ndihemi të intimiduar

Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan këtë të hënë komisionet parlamentare. Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zheni Gjergji, e deklaroi mbledhjen të mbyllur vetëm 3 minuta pasi nisi.

Ajo u shpreh se deputetët e opozitës ndihen të keqtrajtuar, të intimiduar dhe të keqtrajtuar për shkakun e vetëm se kërkojnë formimin e komisionin hetimoreve parlamentare.

“Ndaj unë si kryetare ndjehem e intimiduar si kryetare e këtij komisioni. Nuk është në nderin tuaj që në këto kushte të fillojmë të shqyrtojmë një projekt buxhet i cili do të përcaktojë gjendjen apo të ardhurat, situatën ekonomike në vendin tonë.

Kërkoj që kjo seancë të mos zhvillohet, për arsyen e vetme, intidimidi dhe shkelja e të drejtave të ligjvënësve shqiptarë, Të njerëzve të mandatuar nga populli shqiptar për të qenë në këtë tavolinë. U hasa me një situatë të vështirë edhe me Gardën në hyrje të Komisionit. Kolegët e mi janë këtu për të mbështetur këtë aksion opozitar. Në bazë të këtyre kushteve, të shkeljes flagrante të të drejtave tona ne nuk mund ta zhvillojmë këtë mbledhje dhe unë e deklaroj të mbyllur mbledhjen”, u shpreh ajo.

Ndërkohë deputeti Tritan Shehu u shpreh se situata është e pazakontë pasi deputetët ndodhen në kushtet e një shtetrrethimi të parlamentit.

“Është hipokrizi të jemi sot këtu në këtë sallë të diskutojmë buxhetin në kushtet e një shtetrrethimi të parlamenti. Është një situatë e pazakontë. Është një situatë që kërkon ndërgjegjësimin tonë si deputetë”, tha deputeti Tritan Shehu.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.