PD e ndarë në tre pjesë dhe në Kuvend/ Berisha: Deputetët e Rithemelimit me grup të ri parlamentar në shtator

Përcarja e Partisë Demokratike mund të jetë edhe më e thellë me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Sali Berisha dhe një grup afër tij prej më shumë se një viti rezultojnë deputetët të pavaraur, pra të asnjë prej grupeve parlamentare. Aktualisht janë 8 deputetë të dalë nga listat e PD në zgjedhjet parlamentare pa […]

Gusht 11, 2023 - 16:00
 0
PD e ndarë në tre pjesë dhe në Kuvend/ Berisha: Deputetët e Rithemelimit me grup të ri parlamentar në shtator

Përcarja e Partisë Demokratike mund të jetë edhe më e thellë me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Sali Berisha dhe një grup afër tij prej më shumë se një viti rezultojnë deputetët të pavaraur, pra të asnjë prej grupeve parlamentare.

Aktualisht janë 8 deputetë të dalë nga listat e PD në zgjedhjet parlamentare pa grup parlamentar për shkak të përjashtimeve, Sali Berisha, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj.

Por Berisha paralajmëroi se së bashku me deputetët e tjerë të Rithemelimit do të formojnë grupin e vet kuvendor.

”PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet”, tha Berisha.

Dilema është nëse këtij grupi, do t’i bashkohen dhe deputetët e rreshtuar së fundmi kundër Lulzim Bashës, në grupin “Bardhi”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.