PD, Konfederata dhe “bllokada”

Nga Artur Ajazi Askush nuk e mendon dhe pak e besojnë se, me krijimin e një “konfederate” apo aleance “të gjërë” me parti të vockla, me forca politike që janë mbajtur me poste dhe ofiqe nga “partia mëmë”, kjo opozitë do të fitojë zgjedhjet. Jemi në 2024, dhe pas një viti, në vitin e ri […]

Shkurt 19, 2024 - 14:49
 0
PD, Konfederata dhe “bllokada”

Nga Artur Ajazi

Askush nuk e mendon dhe pak e besojnë se, me krijimin e një “konfederate” apo aleance “të gjërë” me parti të vockla, me forca politike që janë mbajtur me poste dhe ofiqe nga “partia mëmë”, kjo opozitë do të fitojë zgjedhjet. Jemi në 2024, dhe pas një viti, në vitin e ri elektoral, nga ku nis rrugëtimi më spektakolar i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Nuk besoj se, shqiptarët, do të mashtrohen, gënjehen, dhe tu besojnë premtimeve boshe të mitingjeve dhe protestave delirante. Ashtu siç nuk besoj se, duke propoganduar “konfederata dhe aleanca” me forca politike pa votues, pa anëtarë, aspak dinjitoze (e treguar kjo me vepra) kjo opozitë do të vijë në pushtet. një tjetër fakt shumë i rëndësishëm, mbetet edhe mungesa e mbështetjes nga faktori ndërkombëtar.

Mungesa e vëmëndjes së Sekretarit të Shtetit Blinken ndaj kësaj opozite, ishte një goditje fatale ndaj lidershipit të saj. Ishte një boshllëk që, drejtues të Konfederatës, po mundohen ta mbushin me pretendime amatoreske si “nuk ishte nevoja të takoheshim me Blinken, ne kemi rrugën tonë”. Të japësh deklarata të tilla në 2024, do të thotë se ke mbetur mbrapa, shumë mbrapa realitetit.

Trinomi, PD-Konfederatë-Bllokadë, është një ekuacion i vështirë për ta zgjidhur kjo opozitë, aq më keq, për ta sqaruar në detaje tek baza e saj. Duket sheshit se si, zigzaket e Berishës, pasuesve të tij, dhe gjoja “ideja e Fatmir Mediut për ti mbledhur në Konfederatë”, janë përpjekje të dështuara. Afrimi i vitit elektoral, e ka gjetur opozitën në gjendje skandaloze. Basha nga ana e tij, e ka shpallur publikisht se “takim dhe ujdi me “non-grata” nuk bëjmë”, edhe pse Konfederata e Mediut i bëri ftesë.

Në rast se opozita e një vendi si Shqipëria, e gjendur në kushte të tilla ku akuzon, denoncon, dhe nuk tregon me gisht “hajdutin” por merret me kryeministrin Edi Rama, atehere kjo quhet “dava e humbur”. Humbja e mbështetjes nderkobëtare, si pasojë e keqpërdorimit të rolit të saj nga kjo opozitë, tregoi sa e pashpresë mbetet propoganda e saj për të synuar fitoren në zgjedhjet e reja. Duke e quajtur “bllokadë” mungesën e vëmëndjes nga SHBA dhe BE, ish-lideri historik në fakt ka rikonfirmuar humbjen e ardhshme elektorale të kësaj opozite.

Ai e di fare mirë se, me konfederatë pa konfederatë, apo dhe duke u bashkuar de facto me grupimin e Gazit, ringritja e PD mbetet “de jure” mision i pamundur. Duhet të jesh “peshkop politik” të predikosh se “me një grusht njerëzish në bulevard”, do të hedhësh nga pushteti një kryeministër si Edi Rama, i cili është në kulmin e sukseseve politike dhe nderkombetare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.