Pëllumb Gjoka 100 mijë euro për kokën e Kleant Musabelliut, ngarkoi Bajrin të kryente vrasjen: I thashë ta qëllojnë pa silensiator, s’e dua gjallë në spital
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim personat e arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka,
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim personat e arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, Astme Bilali, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, Edmond Preka, Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ardrit Hasanbegajn.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka së bashku me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën akuzohen për “vrasjen me paramendim” të Gjin Ndoj (Boriçit) si dhe “sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” në dëm të Kleant Musabelliut.
Mbi ta rëndon gjithashtu akuza e “sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” në dëm të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
Kjo akuzë gjithashtu rëndon edhe mbi dy të arrestuarit e tjerë, Astmer Bilali dhe Ardrit Hasanbegaj.
Plani për vrasjen e Kleant Musabelliut
Gjatë përgjimeve u zbulua se biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte i gatshëm të ofronte 100 mijë euro për të hequr qafe ish-policin e burgjeve Kleant Musabelliu, pasi ky i fundit e kishte plagosur në këmbë Gjokën në vitin 2017.
Gjoka kishte krijuar një sindikatë kriminale me Bajrat dhe Ervis Martinin, ku kontrollonin segmente të policisë dhe prokurorisë.
Pëllumb Gjoka angazhon Behar Bajrin për të përgatitur vrasjen e Musabelliut.
Behar Bajri këmbëngul që t’a kryejë vetë krimin, por Gjoka kërkon që vrasësit të jenë të huaj. Madje Gjoka thotë se do të japë edhe 10 mijë euro shpërblim për ‘punë të pastër’, që nënkupton eleminim pa i kapur.
Behari i thotë në vijim Pëllumb Gjokës se i ka porositur vrasësit që të qëllojnë pa silensiator dhe në këto, pasi nuk do që t’a shihte të gjallë në spital Musabelliun. Behar Bajri thotë se është punë e kryer dhe se shumë shpejt do hanë darkën e vrasjes.
Bisedat
Pëllumbi: Pyti sa duan vëlla?
Behari: A ke njeri që të tregon se ku është?
Pëllumbi: Është i falur, është në rrugë të madhe. Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.
Behari: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hic.
Pëllumbi: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos ti kesh afër hic. Ishalla po më vjen ai se e kam zvarrin vetë.
Behari: Nuk i kam afër, vetëm duhet informacion se ku është.
Pëllumbi i shkruan që, ashtu duhen të largët dhe informacionin e ka 10.
Më datë 09.07.2020 ora 09.30 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka.
Behari i shkruan që, unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan. Donin me dit se sa, se për ta kry e kryejnë, vetëm a del.
Pëllumbi i shkruan, 50-60-70-80-90-100. Del në rrugë të madhe, është i falur.
Behari i shkruan, a të ta kryej unë dhe nuk ke detyrim me i dhënë kujt asnjë cent.
Pëllumbi i shkruan që, jooo, nuk është punë për ty. Atëherë, hallexhia pagun.
Behari i shkruan që, 100 kërkojnë kto k*rva, ose të ta kryej unë.
Pëllumbi i shkruan, 100 me ju dhënë vlla.
Behari i shkruan, ta kryej unë vëlla dhe mos jep asnjë lek, ose ta paguajmë bashkë.
Pëllumbi i shkruan, jo nuk është punë për ty. Edhe 10 të tjera i kanë shpërblim për punë të pastër. Kur të takohemi do të flasim.
Behari i shprehet që, punën e bëjnë të pastër./vizionplus.tv
What's Your Reaction?