Pemë të rrëzuara, shtylla të dëmtuara e xhama të thyer, moti i keq godet Greqinë

Probleme të rënda shkaktoi dje moti i keq që goditi Greqinë, ndërsa pak pas mesnate një stuhi e papritur e shoqëruar me breshër

Janar 7, 2024 - 09:07
 0
Pemë të rrëzuara, shtylla të dëmtuara e xhama të thyer, moti i keq godet Greqinë

Probleme të rënda shkaktoi dje moti i keq që goditi Greqinë, ndërsa pak pas mesnate një stuhi e papritur e shoqëruar me breshër ka “goditur” edhe Atikën.

Brenda pak minutash rrugët u kthyen në lumenj zndërsa zjarrfikësit morën thirrje pas rrëzimit të pemëve.

Ata gjithashtu morën dhjetëra thirrje për lirimin e qytetarëve nga  ashensorët për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Goditjen më të madhe e kanë marrë periferia veriore, ndërsa në Filothei edhe pema e Krishtlindjes ka rënë nga era.

Përdoruesit në X (ish Twitter) ngarkuan video të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në Athinë.

Më parë ishte dhënë një mesazh, për të shmangur lëvizjet e panevojshme, në Greqinë Perëndimore dhe konkretisht  për banorët e  Epirit, Aitoloakarnanisë, Ilisë,  kaisë dhe Ishujve Jon, duke i paralajmëruar ata për stuhi të forta.

Në të njëjtën kohë, policia kishte vënë në fuqi ndalimin  e qarkullimit të motorave dhe kamionëve në urën Rio-Antirio.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.