Penalizohen për shkelje të rregullave: Ja si do funksionojë shlyerja e gjobave për këmbësorët

Policia Rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve të cilët kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë kështu burim aksidenti. Gjoba e vendosur ndaj qytetarëve është në vlerën 1 mijë lekë të reja. Mirëpo, ende qytetarët janë në dilemë se si do i paguajnë këto gjoba që do të marrin. Efektivja e Policisë Rrugore, […]

Janar 6, 2024 - 17:19
 0
Penalizohen për shkelje të rregullave: Ja si do funksionojë shlyerja e gjobave për këmbësorët

Policia Rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve të cilët kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë kështu burim aksidenti. Gjoba e vendosur ndaj qytetarëve është në vlerën 1 mijë lekë të reja. Mirëpo, ende qytetarët janë në dilemë se si do i paguajnë këto gjoba që do të marrin.

Efektivja e Policisë Rrugore, Anxhelina Bregu, së fundmi ka treguar më tepër detaje lidhur me gjobat e kmëbësorëve ku dhe ka shpjeguar se si do bëhet dhe pagesa. Ajo ka sqaruar se pasi këmbësorëve u vendoset gjoba, atëhere atyre do u merret karta e identitetit deri në shlyerjen e gjobës. Më pas, këmbësori do të kehet me mandatin e pagesës tek punonjësi i policisë i cili i vendosi gjobën, për të marrë mbrapsht kartën e identitetit.

Do ta sqaroj dhe këtë. Policia Rrugore thjesht e vendos në zbatim. Përsa i përket vjeljes së kësaj mase, e kam thënë edhe herë të tjera, ne i referohemi nenit 205, ku na jepet e drejta për t’i mbajtur 1/3 e dokumentacionit të mjetit. Njëkohësisht, ne nuk mund ta mbajmë dot dokumentacionin sepse është këmbësor, por i marrim kartën e ID-së deri në shlyerjen e gjobës. Dhe ky drejtues… Më pas, rikthehet tek punonjësi i policisë për t’i dhënë mandatin e pagesës”, tha ajo në emisionin “Aldo Morning Show”.

Bregu theksoi se  masë nuk mbetet në historikun e qytetarit, por nëse përsëritet atëhere do të marrin sërish gjobë.

Nga pamjet e publikuara më herët nga Policua Rrugore ka rezultuar se kmbësorët nuk kanë kaluar në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërperë lëvizjne e automjeve dhe duke u bërë kështu burim aksidenti. Nga statistikat e bëra këmbësorët kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.

Pjesë nga biseda e efektives në emisionin “Aldo Morning Show”

Aldo: 10 mijë lekë, nuk është se është pak të them të drejtën, po kjo gjobë si paguhet? Domethënë, nëse unë marrë gjobë me makinë e di që shkoj në ndonjë bankë, a me një nga ato kioskat që janë hapur, e ke parasysh.

Anxhelina Bregu: Tani, përsa i përket shumës, këto janë organe kompetente që e vendosin dhe punojnë në kodin rrugor…

Aldo: A ka ndonjë afat për këtë për t’u paguar?

Anxhelina Bregu: Do ta sqaroj dhe këtë. Policia Rrugore thjesht e vendos në zbatim. Përsa i përket vjeljes së kësaj mase, e kam thënë edhe herë të tjera, ne i referohemi nenit 205, ku na jepet e drejta për t’i mbajtur 1/3 e dokumentacionit të mjetit. Njëkohësisht, ne nuk mund ta mbajmë dot dokumentacionin sepse është këmbësor, por i marrim kartën e ID-së deri në shlyerjen e gjobës. Dhe ky drejtues…

Aldo: Vërtet?

Anxhelina Bregu: Po, sepse nuk ke si ia lë masën ndryshe, nuk ke sesi e vjel. Nuk është drejtues mjeti, që kjo masë të kalojë te karta e mjetit.

Aldo: Dhe ti ia kthen këtë kartën kur paguan gjobën?

Anxhelina Bregu: Po.

Aldo: Pra, duhet të shkojë tek drejtoria e policisë ta vërtetojë, apo s’ka nevojë?

Anxhelina Bregu: Jo, absolutisht. Thjesht merr kopjen e masës që atij i përket dhe me atë shkon bënë pagesën. Më pas, rikthehet tek punonjësi i policisë për t’i dhënë mandatin e pagesës.

Aldo: Pra, unë filan fisteku mora gjobë, shkova pagova, mora faturën që pagova dhe erdha të gjeta ty tek 21-shi për shembull… se e bukura është kjo, që duhet të kërkosh dhe policinë që të ka marrë. Të dhashë atë dhe më dhe kartën, nëse po atë pasdite unë bëj përsëri një shkelje…

Anxhelina Bregu: Përsëri masë.

Aldo: Përsëri masë. Emri im regjistrohet?

Anxhelina Bregu: Në kartë ID-je kjo nuk mbetet në historik dhe kjo nuk mbetet në rekord.

Aldo: Ti si polic, e shikon që unë paskam bërë edhe sot paradite të njëjtën shkelje?

Anxhelina Bregu: Jo nuk e shikoj se mund të jetë punonjës policie i ndryshëm. Okej, mund të qëlloj unë, por mund të qëllojë dhe një kolegu im.

Aldo: Nëse unë shkel rregullisht këtë punë, prapë 10 mijë lekë?

Anxhelina Bregu: Po, deri në momentin që mos ta shkelësh më. Dhe ne kjo do të na interesonte shumë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.