Pendarovski për tubimet në Çair dhe Tetovë: Organizatorët të ndëshkohen

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka reaguar për organizimin e tubimeve në Tetovë dhe Çair. Në këto tubime mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Pendarovski është shprehur se në këto organizime u promovuan idetë shoviniste. Ai ka kërkuar që organizatorët të ndëshkohen. “Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet […]

Gusht 13, 2023 - 16:15
 0
Pendarovski për tubimet në Çair dhe Tetovë: Organizatorët të ndëshkohen

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka reaguar për organizimin e tubimeve në Tetovë dhe Çair.

Në këto tubime mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Pendarovski është shprehur se në këto organizime u promovuan idetë shoviniste. Ai ka kërkuar që organizatorët të ndëshkohen.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit.

Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim.

Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, sipas reagimit të Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet”, tha ai.

 

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.