Pendohet Eljo Bitri! Flet tek hetuesit belgë për pjesëmarrjen në vrasjen e Arjan Spahiut

Eljo Bitri, një nga të kërkuarit e dosjes “Plumbi i artë” që u arrestua në dhjetor 2022 në qytetin Leiden të Hollandës, mësohet se i është shtuar listës së personave të penduar të SPAK-ut dhe prokurorisë Belge. Prej 11 muaj me rradhë ai qëndron në burg, ndërsa të dyja prokuroritë kërkojnë ekstradimin e Bitrit, pasi […]

Tetor 29, 2023 - 19:50
 0
Pendohet Eljo Bitri! Flet tek hetuesit belgë për pjesëmarrjen në vrasjen e Arjan Spahiut

Eljo Bitri, një nga të kërkuarit e dosjes “Plumbi i artë” që u arrestua në dhjetor 2022 në qytetin Leiden të Hollandës, mësohet se i është shtuar listës së personave të penduar të SPAK-ut dhe prokurorisë Belge.

Prej 11 muaj me rradhë ai qëndron në burg, ndërsa të dyja prokuroritë kërkojnë ekstradimin e Bitrit, pasi në Shqipëri akuzohet si pjesëmarës në 7 ngjarje të rënda kriminale.

Ndërsa në Belgjikë, Bitri akuzohet si pjesëmarës në vrasjes e Arjan Spahisë në qytetin e Molenbeek, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Së fundmi është mësuar se Eljo Bitri, ka pranuar të flasë për llogari të prokurorëve Belgë, të cilët e akuzojnë Bitrin dhe djalin e tezes së tij, Elton Roçi që në Elbasan njihet me nofkën “Fat Katnari”.

Në Belgjikë ndaj Bitrit dhe Roçit është ngritur akuza zyrtare e vrasjes së Arjan Spahiut. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Mikael Qosja, i cili ndodhet në Dubai.

Dëshmia e Bitrit mund ti dërgohet me letërporosi dhe autoriteteve Shqiptare ose prokurorë të posaçëm të SPAK, pritet të udhëtojnë drejt Hollandës, për të marë në pyetje Eljo Bitrin që njihet ndryshe dhe me emrin Bledar Debrova.

Eljo Bitri, në muajin Maj 2022 u shpall në kërkim gjatë operacionit “Plumbi i artë”, pasi emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Anxhelo Avdisë, Dorjan Shkozës dhe disa tentative vrasje të tjera e deri tek shkatërimi i pronës me eksploziv.

Njëherësh Bitri, sipas rrëfimit të Dumanit është njeriu negociator që ka çuar Dumanin tek anëtarët e grupit “Çapja” në Elbasan, ku qëllimi ishte për të vrarë Sokol Sanxhaktarin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.