Pengmarrja e 39-vjeçarit në Sarandë, arrestohet një tjetër autor i shpallur në kërkim

Një tjetër autor i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Gentian Omerit në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 19 Janar 2023, është arrestuar nga policia. 40-vjeçari me iniciale Alfred Ndoj u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Vlorës dhe Policisë së Lezhës. Ndaj 40-vjeçarit është caktuar masë sigurie arrest në burg në mungesë […]

Dhjetor 3, 2023 - 10:49
 0
Pengmarrja e 39-vjeçarit në Sarandë, arrestohet një tjetër autor i shpallur në kërkim

Një tjetër autor i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Gentian Omerit në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 19 Janar 2023, është arrestuar nga policia.

40-vjeçari me iniciale Alfred Ndoj u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Vlorës dhe Policisë së Lezhës.

Ndaj 40-vjeçarit është caktuar masë sigurie arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Sarandës për veprat penale heqje e paligjshme e lirisë dhe plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

40-vjeçari Alfred Ndoj së bashku me 4 persona të tjerë, familjarë të tij, të cilët janë të arrestuar tashmë, më 19 Janar 2023 morën peng në makinë Gentian Omerin duke e plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e lanë pa ndjenja në mes të rrugës.

Ngjarja e rreth 1 viti më parë dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri për motive banale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.