Pensionet në banka! Dy skenarët që eliminojnë dhënien e parave në dorë

Marrja e pensioneve në para fizike mund të bëhet diçka e së shkuarës nëse qeveria vijon me planin e saj për pajisen me karta bankare. Kjo mund të ndodhë sipas dy skenarëve. Qeveria miratoi ligjin për zerimin e tarifave për llogaritë e shërbimeve fizike. Kjo i mundëson çdo pensionisti me një kartë të bëjë veprime […]

Dhjetor 17, 2023 - 21:01
 0
Pensionet në banka! Dy skenarët që eliminojnë dhënien e parave në dorë

Marrja e pensioneve në para fizike mund të bëhet diçka e së shkuarës nëse qeveria vijon me planin e saj për pajisen me karta bankare.

Kjo mund të ndodhë sipas dy skenarëve. Qeveria miratoi ligjin për zerimin e tarifave për llogaritë e shërbimeve fizike. Kjo i mundëson çdo pensionisti me një kartë të bëjë veprime pa komisione. Bankat kanë shprehur qëndrimin e tyre pozitiv për nismën në mënyrë që të zgjerohet shërbimi financiar tek të gjitha shtresat e margjinalizuara. Për ekspertët kjo do të ndihmonte bankat në likuiditet.

Skenari i dytë për dhënien e pensioneve me kartë është reformimi i Postës Shqiptare, institucioni ku aktualisht marrin pensionin 95% e të gjithë përfituesve. Konkretisht është planifikuar një fond për blerje ATM-sh për institucionin dhe tre koordinatorë janë caktuar nga qeveria me synim transformimin. Në këtë mënyrë Posta Shqiptare do kthehej në një institucion të mirëfilltë financiar

Synimi i nismës është zvogëlimi i parasë fizike në ekonomi dhe rritjen e transaksioneve online marrë parasysh fondin e madh prej mesatarisht 80 miliardë lekësh çdo muaj që kalon për pensionistët. Konkurrenca mes sektorit privat dhe shtetëror në këtë aspekt do sillte zhvillime pozitive për pensionistët.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.