Për herë të dytë në një kampionat europian, kush janë kuqezinjtë e grubulluar nga Silvinjo? Ishin pjesë e kombëtares edhe në “Francë 2016”

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike ditën e sotme listën me 27 futbollistë me të cilët do të shkojë drejt Gjermanisë

Maj 27, 2024 - 19:35
 0
Për herë të dytë në një kampionat europian, kush janë kuqezinjtë e grubulluar nga Silvinjo? Ishin pjesë e kombëtares edhe në “Francë 2016”

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike ditën e sotme listën me 27 futbollistë me të cilët do të shkojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në finalet e kampionatit europian të futbollit “Euro 2024”.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një kampionat Europian, për herë të parë mori në vitin 2016-të kur u zhvillua në Francë.

Në atë kohë Shqipëria u rendit e treta duke grumbulluar 3 pikë, pasi në ndeshjen e fundit mundi Rumaninë me gol të Armando Sadikut.

Por sa futbollistë i kan rezistuar kohës?

Pesë janë lojtarët që do të jenë sërishy pjesë e listës për të bërë një tjetër europian. Në 2016 pjesë e listës ishin Abrashi (i rikthyer nga Silvinjo), Aliji, Ajeti, Hysaj dhe Etrit Berisha.

Në atë periudhë i vetmi që nuk luajti ishte Naser Aliji, i cili edhe këtë e herë e ka të vështirë për të marrë minuta, për shkak të formës së jashtëzakonshme që ka treguar Mario Mitaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.