Për herë të parë në 16 vjet, Erdogan dhe presidenti egjiptian takohen në Kajro

Turqia dhe Egjipti duken të vendosur për të rindërtuar marrëdhëniet ndërsa përpiqen të trajtojnë krizën humanitare në Gaza. Sipas mediave të huaja, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Kajro për herë të parë në 16 vjet për bisedime me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al Sisi. “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të […]

Shkurt 14, 2024 - 21:55
 0
Për herë të parë në 16 vjet, Erdogan dhe presidenti egjiptian takohen në Kajro

Turqia dhe Egjipti duken të vendosur për të rindërtuar marrëdhëniet ndërsa përpiqen të trajtojnë krizën humanitare në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Kajro për herë të parë në 16 vjet për bisedime me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al Sisi.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të solidarizohemi me vëllezërit tanë egjiptianë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gaza”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia është e vendosur të shtojë bisedimet me Egjiptin në të gjitha nivelet për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Rajon.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Kajros u prishën në vitin 2013 pasi Sisi, në atë kohë shefi i ushtrisë, udhëhoqi përmbysjen e Mohamed Mursit të Vëllazërisë, një aleat i Turqisë, i cili ishte bërë presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Mursi vdiq në burg në Egjipt në vitin 2019. Anëtarë të tjerë të lartë të Vëllazërisë Myslimane janë burgosur në Egjipt ose kanë ikur jashtë vendit, duke përfshirë në Turqi. Vëllazëria mbetet e paligjshme në Egjipt.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.