Për Islamin, Fero la muzikën/ Pedagogu nga Kosova: S’është befasi kur një analfabet përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar

Fero deklaroi pak ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ka hequr dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohet fesë Islame. Ai u shpreh i penduar për çdo këngë që kishte bërë deri tani, si dhe i kërkoi ndjekësve të fshinin këngët e tij, nëse i kishin […]

Gusht 25, 2023 - 19:13
 0
Për Islamin, Fero la muzikën/ Pedagogu nga Kosova: S’është befasi kur një analfabet përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar

Fero deklaroi pak ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ka hequr dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohet fesë Islame. Ai u shpreh i penduar për çdo këngë që kishte bërë deri tani, si dhe i kërkoi ndjekësve të fshinin këngët e tij, nëse i kishin të ruajtura.

Vendimi i tij solli reagime të shumta në publik, ndërsa pedagogu i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, është shprehur kundër kësaj vendimmarrje.

“Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”- ka shkruar Blerim Latifi./m.j

Për Islamin, Fero la muzikën/ Pedagogu nga Kosova: S'është befasi kur një analfabet përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.