Për mobilim apo urgjenca shëndeti, shqiptarët morën 53.7 mld lekë hua nga mikrofinanca

Për të mobiluar shtëpinë, blerë pajisje elektronike, ikur me pushime apo për nevoja emergjente shëndetësore, shqiptarët morën 53.7 miliardë lekë ose rreth 520 milionë lekë hua nga institucionet financiare jo-banka deri në shtator të vitit të shkuar. Në raport me 2022-shin, kredia e dhënë nga shoqëritë e kursim-kreditit u zgjerua me 7 miliardë lekë apo […]

Janar 17, 2024 - 21:24
 0
Për mobilim apo urgjenca shëndeti, shqiptarët morën 53.7 mld lekë hua nga mikrofinanca

Për të mobiluar shtëpinë, blerë pajisje elektronike, ikur me pushime apo për nevoja emergjente shëndetësore, shqiptarët morën 53.7 miliardë lekë ose rreth 520 milionë lekë hua nga institucionet financiare jo-banka deri në shtator të vitit të shkuar.

Në raport me 2022-shin, kredia e dhënë nga shoqëritë e kursim-kreditit u zgjerua me 7 miliardë lekë apo 15 për qind.

“Nëse e shohim me numër klientësh, rezulton që këta të fundit të kenë marrë kredi 2 apo edhe tre herë brenda një viti për shkak të afateve të shkurta të shlyerjes. Pjesa më e madhe e huamarrjes ndodh në Tiranë, pasi pikërisht këtu është e përqendruar edhe masa më e madhe  e popullsisë”, u shpreh Arlinda Muja.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se tanimë, kredia e dhënë nga mikrofinanca po zë rreth 7 për qind të totalit të huave të dhëna në harkun e muajve janar-shtator 2023.

“Është konsiderueshëm. Nëse e krahasojmë me para 5 vitesh, mikrofinanca zinte 2 deri në 2 pik ca për qind dhe kjo tregon një rritje të konsiderueshme”, shtoi Muja.

Ulja e tavanit për kreditë nga mikrofinanca vlerësohet si shkak i rritjes së huamarrjes nga institucionet financiare jo-banka.

“Mikrofinanca nuk kërkon kolateral apo kushte të tjera siç bankat tregtare kanë. Ndaj shumë zgjedhin këtë formë huamarrje. Besojmë se dhe 2024-a do të jetë pozitiv për mikrofinancën”, deklaroi ekspertja.

Ndërkohë, ndryshe nga sa po ndodh me kreditë e dhëna nga bankat, normat e rritura të interesit, bashkë me krizën e çmimeve duket se kanë ndikuar në shtimin e kredive të këqija te mikrofinanca.

Huatë e papaguara në kohë në arritën në 14.9 për qind në fund të qershorit të shkuar nga 13.2 fundvitin e 2022-shit.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.