Për pagë e kursime, numri i llogarive bankare të shqiptarëve tejkalon edhe popullsinë

Kryesisht për të marrë pagën, ruajtur kursimet apo blerë “online”, shqiptarët kanë mbi 2.9 milionë llogari të hapura në banka. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit të shkuar u hapën 123 mijë 812 llogari të reja në degët e 11 bankave tregtare në vend. Krahasuar me vitin 2020, numri i llogarive […]

Mars 2, 2024 - 16:55
 0
Për pagë e kursime, numri i llogarive bankare të shqiptarëve tejkalon edhe popullsinë

Kryesisht për të marrë pagën, ruajtur kursimet apo blerë “online”, shqiptarët kanë mbi 2.9 milionë llogari të hapura në banka. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit të shkuar u hapën 123 mijë 812 llogari të reja në degët e 11 bankave tregtare në vend. Krahasuar me vitin 2020, numri i llogarive bankare të zotëruara nga qytetarët është zgjeruar me gati 250 mijë.

“Ka një nivel zhvillimi të kënaqshme, veçanërisht krahasuar me 5 apo 10 vite më parë. Kjo është e padiskutueshme, por ende ka punë për të bërë”, tha Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave per A2.

Në bankat shqiptare, përherë dhe më shumë po hapin llogari të reja edhe të huajt. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se numri i llogarive bankare të zotëruara nga të huajt arriti në mbi 60 mijë nga rreth 50 mijë që ishin në fund të vitit 2022.

“Ne kemi bashkë-kombasit tanë kosovarë, që kanë një kulturë më zhvilluar financiare e që vijnë e hapin llogari bankare. Ka edhe nga ata që vijnë si turistë e hapin llogari”, tha ajo.

Pjesa më e madhe e llogarive bankare të të huajve, mbi 58 mijë zotërohen nga individë, ndërsa pjesa tjetër nga sipërmarrësit. Ekspertë të sistemit të pagesave vlerësojnë se ka nevojë për lehtësi procedurale në drejtim të çeljes së llogarive në banka nga sipërmarrësit e huaj.

“Është në linjë me vetë interesin e institucioneve financiare. Është vlerë e shtuar për to ndaj edhe duhet të jenës a më praktike”, shtoi Feri.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se llogaritë bankare nga sipërmarrësit shqiptarë, kanë shkuar në linjë të zhdrejtë me individët vitin e fundit. Nga Gati 240 mijë në 2022-shin, numri i llogarive të bizneseve u tkurr në pak më shumë se 232 mijë vitin e shkuar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.