“Për Shkëlzenin”, inxhinierja dëshmon për Gërdecin: Shënimin s’e bëra unë, ashtu erdhi

Dëshmitarja në gjyqin për Gërdecin, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i, tha përballë trupit gjykues se ajo nuk ka bërë shënim me stilolaps “për Shkëlzenin”. “Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e […]

Nëntor 30, 2023 - 15:23
 0
“Për Shkëlzenin”, inxhinierja dëshmon për Gërdecin: Shënimin s’e bëra unë, ashtu erdhi

Dëshmitarja në gjyqin për Gërdecin, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i, tha përballë trupit gjykues se ajo nuk ka bërë shënim me stilolaps “për Shkëlzenin”.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time.

Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për ministrinë e mbrojtjes.

Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet”,- tha Gjergji.

I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen: “A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.