Përballë arrogancës së një shteti që përdor verbalisht si armë Bashkimin Europian
Nga Bajram Peçi Makineria e fqinjëve tanë jugorë, që janë me legjislacionin e tyre prej 80 vjetësh në gjëndje lufte me Shqipërinë, kanë ndezur motorat, me gjithë kapacitetin tyre. “Skapamentot” e tyre shfryjnë çdo orë e çdo ditë kërcënime. “Gjendjes së Luftës” Greqia i kthehet herë pas here, sipas rasteve, por më së shumti kur […]
Nga Bajram Peçi
Makineria e fqinjëve tanë jugorë, që janë me legjislacionin e tyre prej 80 vjetësh në gjëndje lufte me Shqipërinë, kanë ndezur motorat, me gjithë kapacitetin tyre. “Skapamentot” e tyre shfryjnë çdo orë e çdo ditë kërcënime. “Gjendjes së Luftës” Greqia i kthehet herë pas here, sipas rasteve, por më së shumti kur nacionalizmi i sëmurë dhe ekstremi i djathtë sjellin në vëmendje ëndrrën për Shqipërinë e Jugut, atë që ata e quajnë “Vorio Epir”.
Së fundmi, mbushja e serbatotorëve me karburant ka si shkak një të arrestuar, i cili, para zhvillimit të zgjedhjeve lokale, ishte ndaluar për blerje votash, krim ky i parashikuar në kodin tonë penal. Greqia, aparati i saj qeverisës u shqetësua pa masë nga të qenit e Belerit në qeli, se pandehma që brenda atij ambienti do mund të provohej që eurot e përdoruara për blerje votash ishin as më pak se të financuara nga hallka të caktuara të pushtetit grek! Janë po ato organizma të cilat u njohin shumë himariotëve dhe “homogjenëve” pensione mujore, të cilat si fonde bëjnë pjesë në buxhetin e shteti të Greqisë te zëri megalloidesë së Vorio Epirit.
Në qeli Belerit i bëjnë “shoqëri” për të njëjtin krim, “Dyshime për blerje votash”, edhe 5-6 shqiptarë të tjerë, të ndaluar në po ato ditë parazgjedhore. Ndërsa këta shkelësit shqiptarë të ligjit i janë nënshtruar pritjes së gjykimit, Beleri pret e përcjell në qeli ambasadoren, deputetë e ministra të Greqisë, jep intervista, madje nuk ja përton edhe të kërcënojë. Shpresat e kësaj falange të organizuar janë të mëdha, në mos për lirimin, të paktën për betimin si kryetar bashkie. Duke u ndodhur ligjërisht si kryetar bashkie në Himarë, një ushtar i thekur e i përbetuar vorioepiriot, një i dyshuar për vrasjen makabre të ushtarakëve të paarmatosur në postën kufitare të Peshkëpisë në vitin 1995, falanga i afrohet shumë prekjes së ëndrrës.
Lejimi i kandidimit të Belerit është një tregues i qartë i paaftësisë së organeve tona shtetërore. Kandidati për kryetar bashkie i “Omonias”, i të padëshiruarit Berisha me ortakun e tij, spiunin IM, do duhej që të ndodhte ndalimi, por sidomos sjellja harbute e qeverisë Micotaqis, që opinionit t’i zbulohej se dosja e “qepur”, që provonte se Beleri kish qenë pjesëmarrës në agresionin e Peshkëpisë (e jo në Qipro) na qënka zhdukur nga arshiva!??? Pikërisht këtë dosje ka qenë i shtrënguar sipas ligjit të shqyrtonte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, përpos prokurorisë që e kish detyrim. “Zhdukja” tregon se sa thellë kanë penetruar shërbimet e huaja, agjenturat e fqinjëve tanë në administraten shtetërore të Republikës së Shqipërisë!
Nga ana tjetër, Berisha, tashmë i izoluar ndërkombëtarisht, pranon përbuzjen e shumicës së shqiptarëve, duke sulmuar qeverinë, posaçërisht kryeministrin Rama, me të vetmin synim se do mund përmes Greqisë në krah, të njëmendshme me të për Belerin, të pastrojë ndyrësitë mbi emrin e tij dhe turpërimin që i ka bërë kombit me rrëzimin e shtetit në ’97-tën.
Greqia, shantazhin mbi të cilin mbështet shpresën e për lirimin e një të inkriminuari, e ka te vetoja e saj për të penguar Shqipërinë në afrimin te Europa e Bashkuar; për të penguar ndihmat finaciare që BE, sipas projekteve të përbashkëta, i jep periodikisht Shqipërisë. Mirëpo BE-ja, jo vetëm në reformën gjyqësore, por dhe atë të praktikave gjyqësore është pjesëmarëse aktive përmes përfaqësuesit të saj. BE e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se në Shqipëri pushtetet përfundimisht, jo vetëm me kushtetutë, por dhe praktikisht janë të ndara. Koha e pushtetit të Sali Berishës ka vdekur e nuk ka gjasa të kthehet më! Në këto rrethana do duhej dikush nga BE, (përpos Ramës) që t’i thoshte Greqisë: Bëni durim, deri në mbyllje të procesit!
Himariotët që i dhanë votën Belerit, janë të lirë të zgjedhin, të kenë e të ruajnë ndërgjegjen helene, të valëvisin sa të duan flamurin e Greqisë, por nuk do i lejë kush të mbajnë peng Himarën, qendër historike e Labërisë dhe historisë shqiptare. “Bregu Shqiptar”, siç i thërrasin shqiptarët dhe siç e shkruajnë hartat venedikase të Coronellit e Parutës, ka qenë e do mbeetet shqiptare. Çdo minoritet lingustik e ka me kushtetutë të drejtën e gjuhës në Shqipëri.
Hartë e vitit 1844, burimi “Historia Venetiana”; Autori Paolo Paruta
What's Your Reaction?