Përballja e shqiptarëve me Policinë në Londër/ Avokati: Ja se çfarë mund të ndodhë!

Avokati Naim Hasani është shprehur se autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në zbatim të ligjit, në momentin që kërkuan shpërndarjen e tubimit të shqiptarëve për festën e Pavarësisë. Komentet Hasani i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se nga euforia e festimeve, shqiptarët kanë bllokuar rrugët, kanë vendosur makina mbi trotuare dhe kanë […]

Nëntor 29, 2023 - 15:01
 0
Përballja e shqiptarëve me Policinë në Londër/ Avokati: Ja se çfarë mund të ndodhë!

Avokati Naim Hasani është shprehur se autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në zbatim të ligjit, në momentin që kërkuan shpërndarjen e tubimit të shqiptarëve për festën e Pavarësisë.

Komentet Hasani i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se nga euforia e festimeve, shqiptarët kanë bllokuar rrugët, kanë vendosur makina mbi trotuare dhe kanë sulmuar Policinë me shishe dhe sende të forta.

Ai tha gjithashtu se makinat luksoze të shqiptarëve në Britani bëjnë lajm, për arsye se nga autoritetet mendohet se ato nuk janë siguruar nga aktivitete të ligjshme.

“Organizatorët kanë privilegjin dhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen e këtyre takimeve. Nëse organizatorët marrin leje për tubimin, për orarin, atëherë forcat e rendit janë aty për të garantuar sigurinë e aktivitetit. Por nëse tubimi del jashtë parashikimeve, atëherë autoritetet janë aty për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.

Pavarësisht dëshirës tonë të madhe për të festuar, në Londër duhet të respektojmë edhe ato 200 komunitete të tjera që jetojnë aty.

Policia ka njoftuar për 7 të arrestuar dhe ajo që ka listuar Policia është se disa qytetarë kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të Policisë, po ashtu disa shqiptarë kanë bllokuar makinat që kanë qenë duke u kthyer për në shtëpi. Ka pasur edhe makina të shqiptarëve mbi trotuare.

Për këtë arsye Policia ka dhënë edhe një urdhër shpërndarje. Prokuroria do të vendosë nëse ata individë kanë thyer ligjin apo jo, nëse kanë thyer ligjin, çështja do të kalojë në gjykata, ku do të marrin dënimet përkatëse, në të kundërt do të dalin të lirë.

Në shumë raste deputetë britanikë kanë qenë prezentë në takime dhe kanë përshëndetur ruajtjen e traditave nga komuniteti shqiptar.

Sa ndodh diçka që mund të jetë lajm, lajmin e japin të parët mediat me djathta, sido që të jetë, theksi ka qenë te makinat luksoze, te bllokimi i trafikut, etj.

Nëse i referohemi retorikës 1 vjeçare të përditshme, shqiptarët janë identifikuar me krimin dhe element të veçantë mendojnë se ata që janë pronarë të këtyre makinave mendojnë se paratë për të blerë këto makina, nuk vijnë në mënyrë legjitime”, është shprehur avokati. Euronews

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.