Përdorimi i armëve bërthamore, Rusia fillon stërvitjet ushtarake
Forcat ruse kanë filluar fazën e parë të stërvitjeve ushtarake “që përfshin trajnime praktike për përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike” , njoftoi të martën ministria ruse e
Forcat ruse kanë filluar fazën e parë të stërvitjeve ushtarake “që përfshin trajnime praktike për përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike” , njoftoi të martën ministria ruse e Mbrojtjes.
Presidenti Vladimir Putin kishte dhënë dje urdhër për kryerjen e stërvitjeve.
Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj thekson se në fazën e parë të stërvitjes janë përfshirë edhe raketat Iskander dhe Kinzhal.
Stërvitjet synojnë të sigurojnë gatishmërinë e njësive dhe pajisjeve për “përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike për t’iu përgjigjur dhe garantuar pa kushte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga zyrtarë perëndimorë individualë kundër Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e ministrisë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?