Përfitoi 270 mijë euro përmes mashtrimit/ Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë, është dënuar me 4 vite burgim (EMRI)

Andi Alimehmeti, 53 vjeç është arrestuar nga policia ditën e sotme. Burri është dënuar me 4 vite burgim pasi i ka marrë një

Shtator 12, 2023 - 11:20
 0
Përfitoi 270 mijë euro përmes mashtrimit/ Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë, është dënuar me 4 vite burgim (EMRI)

Andi Alimehmeti, 53 vjeç është arrestuar nga policia ditën e sotme. Burri është dënuar me 4 vite burgim pasi i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjensi turistike që kishte në pronësi.

 

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

 

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Trick”.  

 

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim, pasi i mori 270 000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar.

 

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trick”.     

 

Si rezultat i këtij operacioni, në Pezë, u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë. 

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjensi turistike që kishte në pronësi.   

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.