Përfituan vetëm 63%, qeveria rrit fondin për naftën në bujqësi me 1.8 mld lekë

Nga subvencionimi i naftës në bujqësi, një program të nisur nga qeveria tashmë prej të paktën tre vitesh, kanë aplikuar gjithsej 54 mijë e 691 fermerë por vetëm 63.5% e tyre arritën të përfitonin deri në fund të gushtit. Dukshëm numri i aplikantëve mbetet më i lartë sesa përfituesit për të cilët është bërë disbursimi. […]

Tetor 20, 2023 - 23:20
 0
Përfituan vetëm 63%, qeveria rrit fondin për naftën në bujqësi me 1.8 mld lekë

Nga subvencionimi i naftës në bujqësi, një program të nisur nga qeveria tashmë prej të paktën tre vitesh, kanë aplikuar gjithsej 54 mijë e 691 fermerë por vetëm 63.5% e tyre arritën të përfitonin deri në fund të gushtit.

Dukshëm numri i aplikantëve mbetet më i lartë sesa përfituesit për të cilët është bërë disbursimi. Me rishikimin e ri të buxhetit, i pari për 2023, fondit fillestar prej 1.4 miliardë lekësh për naftën pa taksa në bujqësi, tashmë do t’i shtohet edhe 1.8 miliardë.

Për ekspertët e bujqësisë ky fond duhej të ndërmerrej më parë, pasi kostot e fermerëve janë shtuar pas vonesave në disbursim.
Në raport me numrin e fermerëve të regjistruar dhe të pajisur me NIPT në vend, sipas të dhënave të Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural rezulton se vetëm 36.1% nga totali I 96 mijë e 140 përfituan nga kjo skemë e naftës falës.

Duke vlerësuar nismën, ekspertja Esmeralda Ballesha thotë se gjithsesi ajo mbetet e pamjaftueshme përballë problemeve që bujqësia dhe blegtoria kanë në vend.

Që nga viti 2020 kur kjo skemë u aplikuar totali i fondeve së bashku me rishikimin e ri të buxhetit arrin në 3.2 miliardë lekë. Ndër muaj fermerët janë ankuar për vonesat në disbursim duke u sjellë kështu.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.