Përfshihet nga flakët banesa në pallatin trekatës në Fier, shpëtojnë dy të moshuarit. Po trajtohen në spital

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 ne Hoxhare të Fierit, në katin e parë të një pallati tre katesh. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u vu nën kontroll. Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin […]

Shkurt 12, 2024 - 16:10
 0
Përfshihet nga flakët banesa në pallatin trekatës në Fier, shpëtojnë dy të moshuarit. Po trajtohen në spital

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 ne Hoxhare të Fierit, në katin e parë të një pallati tre katesh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u vu nën kontroll.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy te moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal te Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve te rënies se zjarrit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.