Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, shpëton mrekullisht familja, mes tyre një fëmijë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë, Pogradec. Gjatë kohës që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 5 persona mes

Janar 12, 2024 - 20:03
 0
Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, shpëton mrekullisht familja, mes tyre një fëmijë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë, Pogradec. Gjatë kohës që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 5 persona mes tyre dhe një fëmijë të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar.

Sipas banorëve të fshatit, familja Alinj është në një situatë të vështirë ekonomike dhe jetojnë me pension dhe bujqësi ndërsa kanë vetëm një djalë që punon si puntor lavazhi.

Dëmet në banesë kanë qenë të mëdha por fatmirësisht pa të lënduar. Në vendngjarje është policia që po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.