Përfshihet nga flakët e zjarrit magazina e drurit në Berat

Një zjarr i papritur ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë” në Berat. Në momentin e rënies së

Mars 26, 2024 - 18:40
 0
Përfshihet nga flakët e zjarrit magazina e drurit në Berat

Një zjarr i papritur ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë” në Berat.

Në momentin e rënies së zjarrit, brenda në magazinë dhe përreth saj nuk ka pasur asnjë njeri. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrrëfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse dhe 12 efektivë zjarrëfikës,të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj por për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij përreth magazinës, zjarrëfikësit u ndihmuan edhe nga rreshjet e shiut që vijojnë prej 30-minutash.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka pasur të lënduar por dëme të mëdha materiale, dëme që ende nuk mund të përllogatiten. Sipas zjarrëfikësve në vendngjarje,mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike./vizionplus.tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.