Përfshihet nga flakët kabina elektrike në një lagje të Fierit, dhjetëra familje në terr

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Kastriot Muço”, në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia. Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që dhjetëra familje kanë […]

Nëntor 29, 2023 - 19:07
 0
Përfshihet nga flakët kabina elektrike në një lagje të Fierit, dhjetëra familje në terr

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Kastriot Muço”, në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia. Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë.

Operatorët e OSHEE ndodhen në terren për të parë më nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.