Përfshihet nga flakët makina në aksin Qafë Thanë-Përrenjas, shpëton drejtuesi

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas. Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Përrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët. Drejtuesi i mjetit N. Gjoka 65 […]

Gusht 6, 2023 - 10:50
 0
Përfshihet nga flakët makina në aksin Qafë Thanë-Përrenjas, shpëton drejtuesi

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas.

Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Përrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.

Drejtuesi i mjetit N. Gjoka 65 vjeç nga Durrësi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.

Zjarrfikësit e Përrenjasit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit, ndërkohë që po bëhet edhe larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidente në këtë zonë.

Policia gjithashtu nisi hetimet rreth kësaj ngjarje për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.