Përfshihet nga flakët ndërtesa në Kuvajt, 41 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Dyzet e një persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga zjarri shkatërrues i një ndërtese që strehonte punëtorë në Kuvajt të mërkurën,

Qeshor 12, 2024 - 12:15
 0
Përfshihet nga flakët ndërtesa në Kuvajt, 41 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Dyzet e një persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga zjarri shkatërrues i një ndërtese që strehonte punëtorë në Kuvajt të mërkurën, sipas autoriteteve lokale, raportuan mediat lokale.

Zjarri filloi në një kuzhinë në një ndërtesë gjashtëkatëshe në qytetin Mangaf në orët e para të së mërkurës, thanë zyrtarët.

Incidenti u raportua tek autoritetet në orën 6 të mëngjesit me orën lokale, tha gjeneralmajor Eid Rashed Hamad.

“Ndërtesa në të cilën ka rënë zjarri është përdorur për strehimin e punëtorëve dhe aty ka pasur një numër të madh punëtorësh. Dhjetëra u shpëtuan, por për fat të keq pati shumë vdekje si rezultat i thithjes së tymit nga zjarri”, tha një komandant i lartë i policisë për televizionin shtetëror. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.