Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër, policia jep detaje

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në fshatin Shtoj i Ri, në Shkodër. Sipas Policisë, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet. Shkodër/Informacion paraprak Rreth […]

Shkurt 28, 2024 - 08:45
 0
Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër, policia jep detaje

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në fshatin Shtoj i Ri, në Shkodër. Sipas Policisë, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit  janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave  dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.