Përfundon bastisja në Banjskë/ Kurti zbulon prapaskenën: Vuçiç tha se Radojiçiç do të ishte Adem Jashari i serbëve

Policia e Kosoves ka perfunduar bastisjen në Banjske te Zvecanit. Autoritetet deklaruan se ky fshat do te vijojë te jete i bllokuar deri

Shtator 27, 2023 - 11:55
 0
Përfundon bastisja në Banjskë/ Kurti zbulon prapaskenën: Vuçiç tha se Radojiçiç do të ishte Adem Jashari i serbëve

Policia e Kosoves ka perfunduar bastisjen në Banjske te Zvecanit. Autoritetet deklaruan se ky fshat do te vijojë te jete i bllokuar deri në momentin kur te vendoset se si do te procedohet ne vazhdim.

 

Situata  në veri duket e qetë.

 

Ndërsa policia vijon të qëndroj në udhëkryqin e Banjskës, duke mos lejuar levizjen e automjeteve civile, përvev banorëve e zonës. Po ashtu here pas here vihet re edhe lëvizja e mjeteve të Eulex.

 

Ndërkohë kryeministri i Kosoves në një postim në rrjete sociale  bëri të ditura disa detaje nga takimi i 2 majit në Bruksel.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.

 

Ndërkohë në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka vendosur të japë një fond prej 50 mijë ëurosh si ndihmë për familejn e punonjësit të policisë Afrim Bunjaku, I cili u vra nga grupi terrorist I serbëve pranë manastirit të Banjskës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.