“Përfundova 43 orë në paraburgim”, Hazizaj kujton kohën e Berishës, kur ishte gazetar terreni..

Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë i ftuar Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), i cili ka rrëfyer një moment delikat të jetës së tij, kur është arrestuar si gazetar. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në ’96-n dhe se ka qëndruar 48 […]

Prill 6, 2024 - 19:30
 0
“Përfundova 43 orë në paraburgim”, Hazizaj kujton kohën e Berishës, kur ishte gazetar terreni..

Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë i ftuar Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), i cili ka rrëfyer një moment delikat të jetës së tij, kur është arrestuar si gazetar. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në ’96-n dhe se ka qëndruar 48 orë në paraburgim.

Altin Hazizaj: Kam një foto që nuk po e gjeja, që është momenti kur kam qenë përpara gjykatës, kur kam qenë i arrestuar si gazetar.

Rudina Magjistari: Ke qenë i arrestuar ti si gazetar?

Altin Hazizaj: Po, 43 orë në paraburgim, si gazetar.

Rudina Magjistari: Në ç’vit?

Altin Hazizaj: Në ’96-n. Në atë kohë sapo kisha filluar dhe një bursë, duhet të largohesha nga Shqipëria.

Rudina Magjistari: Po pse?

Altin Hazizaj: Bëheshe një protestë, shumë afër këtu ku jemi në fakt, “Koha Jonë” (gazeta) në atë kohë ka qenë… do thosha majë më majë, në sensin…

Rudina Magjistari: Një zë opozite le të themi.

Altin Hazizaj: Ishte e vetmja opozitë. Partia Socialiste në atë kohë nuk bënte opozitë, saç bënte “Koha Jonë”. Domethënë ishte një zë i pavarur, pa diskutim me të mirat dhe me të këqijat e veta, se sot kemi aftësi ta gjykojmë, por që pa diskutim ishte një opozitë e hapur.

Kam qenë së bashku me Gent Shkullakun, fotograf. Vajtëm të dy, unë po bëja intervistat, Genti bënte fotot. Ishte protestë shumë e ndezur, sepse njerëzit… ideja ishte që ishte pushtuar një pallat nga ish të burgosurit politik. Policia vajti t’i nxirrte të gjithë nga hyrjet, se ata kishin pushtuar hyrjet dhe ndërkohë ata kishin marrë tulla, pra kishin mjete rrethanore dhe kishin plagosur policët. Ne vajtëm të bënim intervistat, do bënim foto.  

Rudina Magjistari: Si përfundove në…?

Altin Hazizaj: Si përfundova ishte e tillë, duke qenë që ishte majë më majë me qeverinë, mjafton të thoshe: “Koha Jonë” dhe… si tani nuk e harroj, kemi qenë në kat të 6 të ndërtesës, ishte një punonjës policie dhe që thotë: “A ti je nga Koha Jonë?” “Po”, i thashë unë, “unë jam nga Koha Jonë”.

I thotë 2 bodyguard-ëve: “Këtë në komisariat”. I thashë: “S’kam bërë asgjë për të shkuar në komisariat”, tha: “S’ka problem se e sqarojmë më vonë”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.