Përgatitjet për Maturën Shtetërore, provimet do nisin më 3 qershor

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, gjimnazistët e shkollës “Jordan Misja” kanë nisur prej kohësh fokusimin në to përmes orëve shtesë dhe konsultimeve që zhvillojnë çdo ditë. “Ne kemi realizuar një projekt, i cili i përket lëndës së Matematikës. Ky projekt ka për qëllim qe ne nxënësit të […]

Maj 23, 2024 - 08:40
 0
Përgatitjet për Maturën Shtetërore, provimet do nisin më 3 qershor

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, gjimnazistët e shkollës “Jordan Misja” kanë nisur prej kohësh fokusimin në to përmes orëve shtesë dhe konsultimeve që zhvillojnë çdo ditë.

Ne kemi realizuar një projekt, i cili i përket lëndës së Matematikës. Ky projekt ka për qëllim qe ne nxënësit të jemi sa më shumë brenda mënyrës si do të funksionojë universiteti dhe gjithashtu të na drejtojë më shumë drejt lëndëve që kemi si prioritet,” shprehet maturantja Klara Kinaj.

Normalisht që kemi edhe orë shtesë. Përtej përgatitjes individuale edhe për sa i përket provimeve të ndryshme, kemi vazhduar të konsultohemi të bollshme,” shton maturantja Amela Braqi.

Përveç lëndëve të detyrueshme, po aq të rëndësishme janë edhe lëndët me zgjedhje.

Pa dyshim që provimet me zgjedhje janë provime të cilat i vënë nxënësit para përgjegjësisë për të zgjedhur disa lëndë. Shkolla jonë ka zgjedhur lëndën Psikologji-Qytetari dhe Biologji-Kimi. Nxënësit kanë bërë testet përgatitore, të cilat kanë elemente orientuese, për të qenë të aftë që në provimet me zgjedhje apo të detyrueshme të jenë sa më të përgatitur dhe ta përfaqësojnë sa më denjësisht veten dhe shkollën tonë,” thotë mësuesi Mikel Vjerdha.

Provimet e Maturës Shtetërore do të nisin më 3 qershor me Gjuhën e Huaj, Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të jetë më 10 qershor, Matematika më 18 qershor, provimi me zgjedhje më 24 qershor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.